No Image Available

Ulen çmimet e karburanteve, sa do të kushtojë nafta nga sot?

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja maksimale të shitjes së karburanteve në vend, me ulje të lehtë për naftën dhe benzinën. Vendimi hyn në fuqi sot, më 17 nëntor, në orën 17:30. Nafta do të shitet me jo më shumë se 207 lekë për litër, nga 210 lekë që ishte çmimi i mëparshëm. Ndërsa benzina do të kushtojë deri në 164 lekë për litër, nga 165 lekë. Bordi ka përcaktuar gjithashtu çmimet maksimale të shitjes me shumicë. Për gazoilin, tavani është 195 lekë për litër, ndërsa për benzinën 152 lekë për litër. Sa i përket gazit për automjete, çmimi maksimal me pakicë është vendosur në 70 lekë për litër dhe ai me shumicë në 58 lekë. Ndërkohë, gazoili për aktivitetin e peshkimit do...