No Image Available

UKRAINA/ TRUMP JEP ULTIMATUM NGA QIELLI

Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë në pikëpyetje vazhdimin e mbështetjes financiare miliardëshe për Ukrainën, duke shkaktuar shqetësim te partnerët europianë. Gjatë samitit të Koalicionit të Vullnetit në Berlin, Trump ndërhyri përmes telefonit nga avioni presidencial Air Force One, në një moment kur liderët europianë po diskutonin një paketë të re ndihme prej rreth 70 miliardë eurosh për Kievin. Sipas raportimeve të medias gjermane BILD dhe Politico, ndërhyrja e presidentit amerikan u shoqërua me kritika ndaj planeve europiane për të vazhduar financimin e Ukrainës. Mesazhi i Trumpit ishte i qartë në thelb: Perëndimi duhet të përqendrohet te negociatat për paqe dhe jo të vazhdojë të shpenzojë shuma të mëdha për një luftë që, sipas tij, mund të përfundojë përmes diplomacisë. Telefonata u realizua përmes Jared...