“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij. Burimi i ujit tek tuneli në “Ujin e ftohtë”, është mbyllur nga mbetjet dhe inertet që janë aty. Për një pjesë të qytetarëve të Vlorës, për të cilët ky burim përfaqëson një vend me rëndësi sociale për të gjithë ata që nuk kanë ujë në shtëpi, mbetjet inerte janë hedhur qëllimisht. Qytetarët e shohin si tepër me rëndësi pastrimin në mënyrë që situata të kthehet normale si më parë dhe të kenë mundësi të mbushin ujë më me lehtësi. Ndërsa disa...