“Ujëvarat e Kalamait, Shqipëri” nga Edward Lear (1851)

“Ujëvarat e Kalamait, Shqipëri” nga Edward Lear (1851)

Kalamai, i njohur ndryshe dhe si Thiami apo Çami, është lumi i cili rrjedh nëpër krahinën e Çamërisë, emërtimi antik i së cilës sipas studiuesve dhe albanologëve të shumtë rrjedh pikërisht nga ky lum. Një nga përmendjet më të hershme e banorëve shqiptarë në gjithë krahinën e Epirit (përfshirë gjithë Çamërinë) është një dokument venecian i vitit 1210 ku deklarohet që “toka përballë Korfuzit është e banuar nga shqiptarët”. Gjatë shekullit 14-të dhe 15-të gati se gjithë tokat që përfshin Epirin dhe tërë Çamërinë sundoheshin nga principatat shqiptare si Despotati i Artës i sunduar nga Shpatajt si dhe të familjeve fisnike tjera të Zenebishëve e Loshajve. Dokumentet e të njëjtës periudhë deklarojnë që këto zona banoheshin kryesisht nga popullsi shqiptare. Regjistrimi osman i vitit 1908...