Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Ujësjellës-Kanalizime Sarandë në terren: Ndërhyrje dhe mirëmbajtje në Sarandë, Delvinë dhe ITUN
👁6203
Ekipet teknike të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Sarandë vijojnë angazhimin në terren me qëllim zgjidhjen e problematikave që lidhen me furnizimin me ujë të pijshëm dhe sistemin e kanalizimeve në territorin që mbulon kjo shoqëri. Gjatë ditës së sotme janë kryer disa ndërhyrje të rëndësishme: Në ITUN, është bërë pastrimi i grilave automatike dhe zgarës në hyrje nga mbeturinat e grumbulluara. Gjithashtu, është përdorur autovinçi për ngritjen dhe pastrimin e bovave, si dhe për kontrollin teknik të tyre. Në Delvinë, është riparuar një defekt në linjën e ujit të pijshëm në tubacionin me diametër φ110 mm, i cili furnizon me ujë...