Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Ujëbardhë (Albulenë): 2 shtator 1457
Agim Morina UJËBARDHË (ALBULENË): 2 SHTATOR 1457 “Të rejat nga Arbëria, gjithsesi, vijonin të mos ishin qetësuese. Po në të dalë të gushtit agjenti De Varese nga Venediku njoftonte dukën e Milanit për gjendjen shumë të rëndë të Skënderbeut në Arbëri: “Duke kërkuar lajme, i thëni Nikollë më tha se turqit kanë përshkuar dhe shkatërruar gjithë vendin e Skënderbeut dhe se ai është tërhequr në disa male të thepisura…” . E njëjta gjendje nxirret edhe prej një letre që kardinali i Pavies Da Castiglione i shkruante dukës së Milanit në shtator: “Turqit kanë pushtuar thuajse gjithë fushën e Arbërisë. Skënderbeu është tërhequr në disa vende të forta dhe malore…” . Plani i turqve, me sa kuptonin informuesit, ishte rrethimi i Krujës dhe, mbas marrjes së...