UEFA Nations League / Kombëtarja stërvitet me grupin e plotë, përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për katër ndeshjet e radhës të vlefshme për UEFA Nations League, teksa skuadra kuqezi zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Trajneri Maran kishte në dispozicion të gjithë 28 lojtarët e grumbulluar për këtë fazë përgatitore. Seanca nisi me ushtrime në palestër, ndërsa më pas futbollistët vijuan punën në fushë, ku u përqendruan në skema dhe detyra të ndryshme taktike. Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” edhe gjatë ditëve në vijim, në prag të sfidave të radhës në UEFA Nations League. Ndërkohë, ditën e nesërme, në orën 12:00, dy lojtarë të Kombëtares do të dalin para mediave në konferencën për shtyp që do të zhvillohet në sallën e konferencave të “Shtëpisë së Futbollit”./FSHF/...
Burimi:
sportiim.al