UEFA Nation League/ Kuqezinjtë nisin përgatitjet, Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore përpara ndeshjes me Bjellorusinë
Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Tiranë, në kuadër të sfidave të radhës në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë zhvilluan sot seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran. Futbollistët u mblodhën në kryeqytet dhe iu drejtuan “Shtëpisë së Futbollit”, ku zhvilluan edhe stërvitjen e parë të këtij grumbullimi. Seanca e parë u fokusua kryesisht te përgatitja fizike. Stafi teknik zgjodhi një ngarkesë të kontrolluar, duke marrë në konsideratë faktin se lojtarët vijnë pas angazhimeve me klubet e tyre, ndërsa disa prej tyre kanë pasur edhe udhëtime të gjata për t’iu bashkuar ekipit kombëtar. Për trajnerin Maran, ditët e para të grumbullimit do të shërbejnë për të rikuperuar lojtarët dhe për t’i përgatitur gradualisht për sfidat zyrtare. Kuqezinjtë kanë përpara një kalendar të...
Burimi:
javanews.al