UEFA Development U15 për vajza: Shqipëria e nis me humbje, ndeshjet luhen në vendin tonë

UEFA Development U15 për vajza: Shqipëria e nis me humbje, ndeshjet luhen në vendin tonë

Ka startuar sot turneu UEFA Development U-15 për vajza që po luhet në Shqipëri nën organizimin e FSHF. Sfida hapëse e luajtur në Shtëpinë e Futbollit ishte ajo mes Irlandës së Veriut dhe Rumanisë, që përfundoi me fitoren 2-1 të vajzave rumune. Fillimisht kaluan në avantazh irlandezo-verioret me golin e shënuar në minutën e 8-të nga Maisie Hobson, por Rumania baraspeshoi rezultatin në minutën e 30-të me golin e Barbu Sonia. Në pjesën e dytë, rumunet arritën të gjejnë golin e fitores në minutën e 58-të me Szekely Csenge që kompletoi përmbysjen dhe vulosi shifrat në 2-1 në favor të Rumanisë. Ndërkaq, edhe Shqipëria U-15 e vajzave luajti ndeshjen e parë të UEFA Development, ndaj Letonisë U-15 të vajzave, me këta të fundit që triumfuan...