UEFA Development U-16, Shqipëria zhgënjen ndaj Andorrës! Ndeshja e radhës ndaj vëllezërve të Kosovës

UEFA Development U-16, Shqipëria zhgënjen ndaj Andorrës! Ndeshja e radhës ndaj vëllezërve të Kosovës

Shqipëria U-16 u përball këtë të diel me Andorrën në ndeshjen e parë të turneut zhvillimor “UEFA Development” për këtë grupmoshë. Takimi u zhvillua pasdite në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, ku kuqezinjtë u mundën me rezultatin minimal 1-0. Trajneri Tedesco hodhi në fushë këtë formacion: Lleshi (GK), Dodaj, Mali, Marku (c), Malko, Bilishti, Qosja, Kurtulaj, A. Lleshi, Himallari, Gjuzi. Skuadrat u treguan të kujdesshme në pjesën e parë, duke i mbajtur portat të paprekura. Në pjesën e dytë, Andorra arriti të gjejë golin e fitores në minutën e 83-të, me autor Soriano. Në sfidën tjetër të luajtur ditën e...
Burimi: Telesport.al