’Udhëtimet e Gulliverit’, 300 vjet nga romani satirik që sfidon natyrën njerëzore

’Udhëtimet e Gulliverit’, 300 vjet nga romani satirik që sfidon natyrën njerëzore

Romani i famshëm i Jonathan Swiftit, Udhëtimet e Gulliverit, mbush 300 vjet nga botimi i tij i parë, por mesazhi satirik dhe kritik i veprës vazhdon të jetë objekt interpretimesh dhe debatesh edhe sot. Botuar për herë të parë në vitin 1726, romani është shndërruar me kalimin e kohës në një nga veprat më të njohura të letërsisë botërore. Megjithatë, versioni që njohin shumica e lexuesve, veçanërisht fëmijët, ndryshon ndjeshëm nga vepra origjinale. Sipas një analize të BBC-së, libri i Swiftit nuk ishte konceptuar thjesht si një rrëfim fantastik për aventura në vende të largëta, por si një satirë e mprehtë ndaj shoqërisë, politikës, pushtetit, kolonializmit dhe natyrës njerëzore. Përmes udhëtimeve të Lemuel Gulliverit në vende imagjinare, autori vë në pikëpyetje sjelljen njerëzore, ambiciet politike, konfliktet dhe...