U vendos “arrest shtëpie” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme
Ish drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni do të paraqitet mesditën e kësaj të enjteje për t’u marrë në pyetje në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). GJKKO ka bërë me dije se seanca për marrjen në pyetje të ish drejtueses së SHISH do të mbahet në orën 12:00, ndërsa në orën 09:00, do të mbahet seanca për Fatjon Kalluçin dhe Embro Sulejmanin. Ndaj Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, me kërkesë të SPAK, vendosi dy masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike”. Ajo dyshohet se ka ndihmuar Ergys Agasin me informacione shtetërore teksa ndodhej në arrati. Sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Vlora Hyseni është nën hetim dhe dyshohet se ka kryer dy vepra penale,...
Burimi:
gijotina.com