“U tërbua dhe kërcënoi se do të largohej”; zbulohet përplasja e Perez në tribunën VIP të “Metropolitano”
Paco González raportoi në programin “Tiempo de Juego” të “Cadena COPE” për një “përplasje” të Florentino Pérez në tribunën presidenciale të stadiumit “Metropolitano”, gjatë derbit të Madridit, të fituar 2-1 nga Atlético. “Florentino Pérez u zemërua shumë që Enrique Riquelme ishte në tribunën presidenciale të Metropolitano-s”, – deklaroi González. Më pas, Juanma Castaño dha më shumë detaje në “El Partidazo”. Sipas tij, gjithçka nisi gjatë drekës mes drejtuesve të dy klubeve, përpara ndeshjes. Pérez, i cili shkoi në ‘Metropolitano’ për shkak të marrëdhënies së mirë me kolegun Enrique Cerezo, u informua se Enrique Riquelme, kandidati për presidencën e Real Madridit, ndaj të cilit Pérez fitoi zgjedhjet e fundit, ishte i ftuar në tribunën presidenciale. “Florentino shpërtheu në zemërim dhe tha se me praninë e tij...
Burimi:
telesport.al