U sulmua nga ariu apo u vra? 61-vjeçarit në Bulqizë i gjendet një plumb në kraharor
pamje nga vendngjarja BULQIZË- Hetimet lidhur me ngjarjen e ndodhur në Bulqizë, ku 61-vjeçari Urim Fiku u raportua se humbi jetën pasi u sulmua dhe kafshuar nga një ari, kanë marrë një tjetër kthesë. Fiku, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Sipas ekspertizës mjekoligjore, në trupin e tij janë konstatuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri në pjesën e kraharorit. 61-vjeçari kishte dalë në mal për të kullotur dhitë dhe, sipas të dhënave paraprake, ishte kthyer në banesë i plagosur. Familjarët njoftuan Policinë dhe kërkuan ndihmë mjekësore, duke pretenduar se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër, dyshohet ari. Ambulanca dhe Policia kanë shkuar në banesën e 61-vjeçarit dhe e kanë transportuar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë. Zbulimi i plagëve...
Burimi:
zeri.ai