Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
U shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, Asllani: Kemi kaq shumë dëshirë për të arritur në finalen e Champions-it
👁8329
Kristjan Asllani ishte vendimtar në përballjen e sotme kundër Veronës. Mesfushori shqiptar i dha fitoren Interit me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, duke u vlerësuar edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes. Në deklaratën e dhënë për “DAZN”-in, Asllani ka thënë se klubi synon finalen e Ligës së Kampionëve, ku të martën i duhet të kalojnë Barcelonën. “Të gjithë ne kemi kaq shumë dëshirë për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve. Objektivi jonë ishte që t’i shkonim deri në fund të gjithë kompeticionëve. Nuk ia dolëm dot në Kupën e Italisë dhe jemi...