U përleshën në Kuvend, por ish-ministri i PS bën ”paqe” me kolegët demokratë
Pas tensioneve dhe përplasjeve fizike në seancën plenare të javës së kaluar, deputeti i PS-së, Ervin Hoxha është parë këtë të hënë duke biseduar me kolegët e tij nga Partia Demokratike. Ish-ministri është takuar jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit me deputetët demokratë Luçiano Boçi, Luan Baçi dhe Xhelal Mziu. Takimi vjen pak ditë pas përplasjes së fortë mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës në sallën e Kuvendit. Seanca e së enjtes së kaluar u shoqërua me tensione të shumta, pasi deputetët e opozitës kërkuan që diskutimet të përqendroheshin te protestat e zhvilluara në kryeqytet. Debati mes palëve u përshkallëzua deri në përplasje fizike. Në këtë incident u përfshi edhe Hoxha, i cili pati një përplasje me deputetin demokrat të Korçës, Fidel Kreka. Ky i...
Burimi:
kohajone.com