U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë

U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë

Shqipëria është destinacioni sekret i edicionit të radhës të nismës “Let’s Get Lost”, ku 150 influencues dhe gazetarë nga Varshava kanë mbërritur në Tiranë. Pjesëmarrësit u nisën pa e ditur destinacionin e udhëtimit dhe vetëm pas mbërritjes zbuluan se aventura e tyre do të zhvillohej në Shqipëri. Gjatë katër ditëve, ata do të njihen nga afër me kulturën, historinë, kuzhinën, natyrën dhe mikpritjen shqiptare. Përvojat e tyre pritet t’i ndajnë me ndjekësit dhe lexuesit përmes rrjeteve sociale, por edhe mediave tradicionale. Me mbështetjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, nisma synon ta prezantojë Shqipërinë te publiku polak dhe të rrisë interesin për vendin si destinacion turistik. Manjola Kaso, Drejtore e Zhvillimit të Biznesit të Aviacionit dhe Marketingut në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh se prania...