U nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, zbulohet shkaku i vërtetë i vdekjes së mundësit të njohur
Shkaku i vdekjes së mundësit të njohur të AEW-së, Pac, është bërë publik tre javë pas njoftimit për ndarjen e tij nga jeta. Sipas gazetarit Edward Lewis të The California Post, i cili citon Zyrën e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Cook, Pac ndërroi jetë si pasojë e astmës bronkiale. Vdekja e tij është klasifikuar si natyrale. Mundësi, emri i vërtetë i të cilit ishte Benjamin Satterley, ndërroi jetë më 27 shtator, në moshën 40-vjeçare. Sipas raportimeve, ai u gjet pa ndjenja brenda një makine me qira, jashtë një restoranti në Des Plaines, Illinois, rreth orës 16:00, sipas orës lokale, të dielën. Autoritetet mbërritën në vendngjarje dhe më vonë konfirmuan vdekjen e tij. Raportimet e para nuk ngritën dyshime për rrethana të jashtëzakonshme. Një përfaqësues i...
Burimi:
javanews.al