Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
U nda nga jeta Artan Lame
👁6830
Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës në Shqipëri është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Bëhet me dije se Lame u nda nga jeta në një spital në Gjermani, ku kishte shkuar për t’ju nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Artan Lame, një figurë e njohur në jetën publike në trevat shqiptare, ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme. Ai ka shërbyer si zëvendësministër i Turizmit në Shqipëri, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t dhe Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kadastrës. Po ashtu ai ishte veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, ndërsa ka dhënë...