U lëndua në ambientet e punës pas shkëputjes së ashensorit, humb jetën 51 vjeçari
Një 51-vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën disa ditë pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, ku mbeti i bllokuar pas shkëputjes së një ashensori në një subjekt tregtar në Kryebushat. Viktima është identifikuar si Ilir Laçevi, banues në Shkodër. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhej në katin e sipërm të objektit dhe po përdorte ashensorin për të transportuar disa kova me bojë drejt katit të poshtëm. Ashensori kishte një kapacitet mbajtës prej rreth 500 kilogramësh, ndërsa dyshohet se në të ishte vendosur një ngarkesë shumë më e madhe se kapaciteti i lejuar. Për shkak të peshës, ashensori është shkëputur dhe gjatë rënies 51-vjeçari ka tentuar të hidhej prej tij për të shpëtuar. Ai ka mbetur i bllokuar mes shinave dhe ka pësuar...
Burimi:
ntv.al