Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
U kthye nga dëmtimi dhe përfundoi menjëherë në formacionin më të mirë të javës, Gjimshiti është në formën e duhur
👁3282
Berat Gjimshiti shqetësoi jo pak opinionin sportiv në Shqipëri, me dëmtimin që pësoi një javë më parë. Por fatmirësisht lëndimi ishte i lehtë dhe kapiteni i Kombëtares iu rikthye stërvitjes brenda pak ditëve. Mbrojtësi i Atalantës hyri përsëri në fushë përballë Leçes, ku tregoi se vazhdon të jetë në formën e duhur. Gjimshiti është vlerësuar me notën 8 nga “Sofascore”. Një vlerësim që e ka bërë pjesë të formacionit më të mirë të javës së 34-t të Serisë A./Sport Ekspres/