U kapën gati për të kryer vrasje-Blindohet Gjykata e Lezhës, 3 të arrestuarit mbërrijnë të rrethuar me Policë
LEZHË-Elden Tarja, Kristian Ymeri (Shkambi) dhe Vinçesk Piroli, të arrestuar më 9 tetor, teksa ishin nisur për të kryer vrasje kanë mbërritur nën forca të shumta sigurie në Gjykatën e Lezhës. Vrasja ishte planifikuar të kryhej në orët e mëngjesit në Lezhë, por plani dështoi pasi të arrestuarit nuk arritën të identifikonin objektivin e tyre. Në njërin nga telefonat e sekuestruar është gjetur fotoja e një banese në qytetin e Lezhës, e cila dyshohet se i përket shënjestrës. Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç të armatosur dhe me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer krimin. Ndërkohë personi i tretë, Elden Tarja, 25 vjeç ishte vendosur me një automjet në zonën ku kishin planifikuar...
Burimi:
zeri.ai