U kap në Rusi, zbulohet foto e Shpëtim Aliut, ‘furnitori’ i grupeve të Dizdarit e Gjikës me kokainë
Shpëtim Aliu TIRANË-Është zbuluar imazhi i Shpëtim Aliut i cili u arrestua më 23 shtatir në Rusi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Aliu u shpall në kërkim nga SPAK pas aksionit të 16 qershorit, ku u godit grupi i strukturuar kriminal i dyshuar për trafik ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine dhe pastrim parash. Aliu akuzohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Në komunikimet e Sky ECC ai shfaqet me disa nofka: “Daja”, “Qero”, “Qerosi”, “Viktor” dhe “Albo Pelon”. Aliu, sipas dosjes hetimore të siguruar nga ZËRI dyshohet se ka luajtur rol kyç në qarkullimin dhe investimin e të ardhurave kriminale, përmes...
Burimi:
zeri.ai