U kap në Greqi, turku kërkohej për tentativë vrasje në Sauk
Detaje të reja janë zbuluar nga ndalimi në Greqi i një 19 - vjeçari turk, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas burimeve, 19- vjeçari është autori i plagosjes me armë zjarri të turkut Halil Uçar 36-vjec, në 9 mars të këtij viti në një lokal në Sauk. Autori dhe i plagosuri ndodheshin në tavolina të ndryshme dhe në kate të ndryshme të lokalit. Pasi kishte darkuar në katin e parë, autori është ngjitur në katin e dytë, ku ka qëlluar me armë në drejtim të Uçarit, duke e plagosur me një plumb në shpatull. Pas të shtënave ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Arrestimi në Greqi Tre turq, të moshës 19, 21...
Burimi:
syri.net