Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U kap me lëndë plasëse, Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me 30.8 vite burg të krahut të djathtë të Admir Tafilit
Prokuroria e Fierit ka dhënë pretencën për 3 personat e akuzuar, Albi Mecini, Ervis Cukali dhe Arafat Manërkolli, se po transportonin një sasi prej më shumë se 21 kg lëndë plasëse në qytetin e Fierit. Ata akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, ndërsa në momentin e kapjes me lëndë eksplozive policia informoi se kishte dyshime se do të kryenin atentat. Prokuroria ka kërkuar dënimin me 18 vite burgim për Albi Mecinin, i cili përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe nëse dënohet...