Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U kap me armë pa leje, arrestohet 36-vjeçari në Kurbin
👁6360
Finalizohet operacioni policor i koduar “Information”. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore u godit një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Në pranga është vënë 36-vjeçari Ermal Llozhi që mbante armën dhe municionin luftarak në banesën e tij, në Mamurras. Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës së mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe...