U godit me thikë gjatë sherrit në lokal, ndërron jetë në spital 49-vjeçari (Emri)
49-vjeçari Kreshnik Cara, i cili mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme pas një sherri në një lokal në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital. Cara u godit me mjet prerës në pjesën e barkut gjatë konfliktit me 50-vjeçarin Toni Nake. Ai u transportua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia ka arrestuar 50-vjeçarin Toni Nake, i dyshuar për ngjarjen. Edhe ai mbeti i lënduar gjatë konfliktit dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Në njoftimin e saj të fundit, Policia konfirmon se 49-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. “Ju informojmë se shtetasi K. C., 49 vjeç, i cili u plagos me...
Burimi:
gijotina.com