U gjet pa ndjenja në qeli, i paraburgosuri ndërron jetë në QSUT

U gjet pa ndjenja në qeli, i paraburgosuri ndërron jetë në QSUT

Këtë të Enjte ka ndërruar jetë këtë një i paraburgosur në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, ku ishte dërguar me urgjencë pasi e kishin gjetur pa ndjenja në qeli. Bëhet fjalë për të paraburgosurin Besnik Koçiu, i datëlindjes 26.10.1974, i cili ishte i akomoduar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja” që prej datës 16 korrik 2025. “Rreth orës 07:00 të datës 24 korrik, personeli infermieror është njoftuar se shtetasi Koçiu ishte pa ndjenja në dhomën e tij. Ai është transportuar menjëherë me urgjencë në QSUT në orën 07:08, ku ka mbërritur në...