U fut për t’u larë në det, mbytet turistja çeke në plazhin e Qerretit

U fut për t’u larë në det, mbytet turistja çeke në plazhin e Qerretit

Një turiste nga Çekia raportohet se është mbytur teksa po lahej në plazhin e Qerretit në Kavajë. Mësohet se 42-vjeçarja është mbytur aksidentalisht duke u larë në det. Njoftimi i policisë: Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 16:00, në plazhin e Qerretit, Kavajë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja K. K., 42 vjeçe, banuese në Çeki. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.