U eliminua shpejt nga Europa, Partizani ndahet me Skënder Gegën

U eliminua shpejt nga Europa, Partizani ndahet me Skënder Gegën

Adriatik BALLA Ajo që ndodhi dje në kubin e kuq të Partizanit mund të cilësohet edhe si “rrufe në qiell të hapur”. Trajneri Skënder Gega dorëhiqet dhe klubin e konfirmon tërheqjen e tij. Ishte një lëvizje që i shokoi të gjithë, pasi trajneri vetëm dy ditë më parë ishte në stërvitje me skuadrën dhe po përpiqej të përgatiste grupin si duhet. Tërheqja ka shkaqet e saj, por është e pashmangshme të mos mendohet se ka lidhje me eliminimin e të kuqve në Liga e Konferencës ditë më parë, ndaj Nome Kalju letoneze. Ka kohë që Partizani vuan, madje vuajti shumë...