Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U diagnostikua me kancer agresiv, boksierja ndahet nga jeta vetëm 2 javë pas martesës
👁8325
Boksierja angleze Georgia O’Connor ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 25-vjeçare pas një beteje me kancerin. O’Connor u diagnostikua me një formë të rrallë dhe agresive të kancerit në tetor 2024, e cila u konsiderua e pashërueshme nga mjekët. Vdekja e O’Connor vjen më pak se dy javë pasi ajo u martua. Postimi i saj i fundit në Instagram i boksieres ishte pikërisht ai për ditën e dasmës teksa ndante me miqtë unazën e saj të martesës shoqëruar me mbishkrimin: “09.05.2025. Dita kur u martova me dashurinë e jetës sime”.