U.D. Presidentja Haxhiu: Policia e Kosovës është një prej shtyllave kryesore të shtetit tonë

U.D. Presidentja Haxhiu: Policia e Kosovës është një prej shtyllave kryesore të shtetit tonë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ku vlerësoi kontributin e këtij institucioni në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe sovranitetit të Republikës. Në fjalën e saj, U.D. Presidentja Haxhiu rikujtoi se Policia e Kosovës u themelua vetëm pak muaj pas çlirimit, më 6 shtator 1999, kur 176 kadetë nisën trajnimin në Vushtrri si gjenerata e parë e saj. “Çlirimi nuk ishte fundi i rrugës. Ishte fillimi i një përgjegjësie të madhe për të ndërtuar një shtet në shërbim të qytetarit, që do ta mbronte jetën dhe dinjitetin e tij dhe ku ligji do të ishte i barabartë për të gjithë. Prandaj, historia e Policisë së Kosovës është pjesë e...