Tym e ndotje në Elbasan/ Landfilli vijon të digjet, banorët alarmohen për shëndetin: Fëmijët s’mund të dalin jashtë

Tym e ndotje në Elbasan/ Landfilli vijon të digjet, banorët alarmohen për shëndetin: Fëmijët s’mund të dalin jashtë

Edhe pse flakët janë vendosur nën kontroll, mijëra tonë mbetje urbane vazhdojnë të digjen në thellësi të landfillit të Elbasanit, duke shkaktuar ndotje masive të ajrit në zonë. Prej ditësh, kamionët vazhdojnë të hedhin dhera mbi masat e djegura, për të ulur intensitetin e zjarrit që nuk është shuar plotësisht. Banorët e fshatit Bradashesh, që jetojnë pranë vendgrumbullimit, janë të dëshpëruar nga situata e përsëritur. Ata shprehen se era e rëndë, tymi dhe pluhuri kanë bërë të pamundur jetesën normale: “Jemi shumë të shqetësuar, por kujt t’ia kërkojmë? Kemi mall të hapim dritaret për vapën, por nuk i hapim dot...
Burimi: Sot.com.al