Turqia me dorë të hekurt/ Ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15-vjeç

Turqia me dorë të hekurt/ Ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15-vjeç

Turqia do të ndalojë platformat e rrjeteve sociale t’u ofrojnë shërbime fëmijëve nën 15 vjeç. Rregullat e reja, të miratuara nga parlamenti dhe të publikuara në Gazetën Zyrtare, hyjnë në fuqi më 1 nëntor. Platformat do të duhet të zbatojnë verifikimin e moshës përmes portalit qeveritar e-Devlet. Verifikimi do të bëhet përmes një tokeni digjital të gjeneruar në portalin e-Devlet. Sipas rregullave, ky token do të tregojë nëse përdoruesi i ka mbushur moshat 15 dhe 18 vjeç, pa përfshirë emrin apo të dhëna të tjera identifikuese. Llogaritë ekzistuese duhet të verifikohen deri më 31 mars 2027. Ligji parashikon gjithashtu masa të posaçme për përdoruesit e moshës 15 deri në 17 vjeç. Platformat do të duhet të kufizojnë disa funksione të llogarive dhe të shmangin dizajnet...