Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Turi i parë në Champions, Egnatia sfidon islandezët. Ja kundërshtarët e shqiptarëve
👁6803
Këtë të martë të 17 qershorit, u hodh shorti për turin e parë kualifikueset në Champions League. Kampionët e Shqipërisë, Egnatia do të luajë ndaj islandezëve të Breidablik, të cilët gjithashtu u shpallën kampionë në vendin e tyre. Drita, skuadra kampione në Kosovë, do të luajë ndaj ekipit nga Luksemburgu, Diferdange. Kundërshtarin e ka mësuar edhe Shkëndija e Tetovës, që luan ndaj uellsianëve të The New Saints. UEFA do të zbulojë oraret e sakta të përballjeve, me ndeshjet e para që janë planifikuar më 8 dhe 9 korrik, ndërsa ato të kthimit pas një jave.