Trump zbulon arsyen e tërheqjes së bombarduesve nga baza në Britani
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kërcënimet e sigurisë ishin arsyeja e largimit të bombarduesve amerikanë nga baza RAF Fairford në Britani. ‘Ne në fakt i dimë njerëzit që bënë kërcënimin’, tha Trump para gazetarëve pranë Shtëpisë së Bardhë, duke konfirmuar se bëhej fjalë për një kërcënim specifik. Pentagoni konfirmoi të dielën se bombarduesit B-1, B-2 dhe B-52 janë larguar nga baza në Gloucestershire dhe janë rikthyer në bazat e tyre në SHBA. Vendimi vjen pas një incidenti të dyshuar terrorist pranë RAF Fairford më 27 shtator, për të cilin u arrestuan pesë shtetas britanikë. Ata më vonë u liruan me kusht. Zëvendëspresidenti JD Vance tha se vendimi u mor ‘nga kujdesi i tepruar’ për të mbrojtur personelin amerikan, ndërsa Trump tha se avionët...
Burimi:
syri.net