Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë
Klientët e disa prej bankave më të mëdha në SHBA janë përballur ditën e sotme, 16 nëntor, me probleme në përdorimin e shërbimeve bankare online dhe aplikacioneve për celularë. Sipas faqes Downdetector, e cila monitoron ndërprerjet e shërbimeve në internet, mijëra përdorues kanë raportuar vështirësi në aksesimin e llogarive dhe kryerjen e transaksioneve. Problemet janë raportuar në Bank of America, JPMorgan Chase, U.S. Bank, Capital One, Truist dhe Wells Fargo. Vështirësi janë raportuar edhe në aplikacionin e pagesave Zelle, ku disa përdorues kanë hasur vonesa në kryerjen e transfertave. Chase ishte banka me numrin më të lartë të raportimeve. Deri në orën 14:00 sipas kohës lokale në SHBA, rreth 4,800 klientë kishin raportuar probleme. Përdoruesit janë ankuar se nuk mund të kontrollonin gjendjen e llogarive,...
Burimi:
javanews.al