Trump sjell “GJENERALIN” në Shqipëri/ Eric Wendt zbarkon në Tiranë
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, mbërriti mesditën e kësaj të premteje, 25 shtator, në Tiranë, duke nisur zyrtarisht misionin e tij diplomatik në vendin tonë. Wendt, ish-gjeneral amerikan dhe i përzgjedhur nga presidenti Donald Trump për postin e ambasadorit në Shqipëri, mbërriti në aeroportin e Rinasit me fluturimin OS573. Në aeroport u prit nga përfaqësues të protokollit të shtetit dhe të Ambasadës Amerikane. Pas rreth 20 minutash qëndrimi në terminalin VIP, ambasadori i ri amerikan u largua nga aeroporti dhe makina me flamurin amerikan u nis drejt Tiranës, me ndalesën e parë në selinë e Ambasadës Amerikane në Rrugën e Elbasanit. Gjatë dëgjesës në Senatin amerikan, Wendt kishte paraqitur katër prioritete për mandatin e tij në Shqipëri. Në fokus...
Burimi:
ntv.al