Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

Bota E Diel, 20 Shtator 2026 17:43 Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sinjalizuar se administrata amerikane po shqyrton hapat e radhës në konfliktin me Iranin, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten. Irani paralajmëroi të dielën se çdo sulm i ri amerikan ose nga aleatët e SHBA-së do të sillte kundërpërgjigje ndaj bazave dhe interesave amerikane. Sipas deklaratave të Trump, të bëra në një intervistë telefonike për Fox News, në tryezë janë disa skenarë, përfshirë mundësinë e një marrëveshjeje me Teheranin, vijimin e presionit ekonomik dhe opsione të tjera ushtarake. Trump u shpreh se përballet me një vendim të rëndësishëm lidhur me Iranin. Deklaratat e tij vijnë pak ditë pasi ai kishte thënë se shpresonte që lufta, e cila ka...