TRUMP komplimenton ERDOGANIN, por F-35 mbetet peng

TRUMP komplimenton ERDOGANIN, por F-35 mbetet peng

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur vlerësime për homologun turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë qëndrimeve të tyre në Nju Jork, duke e përshkruar si një lider të fortë dhe mik. Por, përtej retorikës pozitive mes dy liderëve, disa prej çështjeve më të rëndësishme në marrëdhëniet SHBA-Turqi vijojnë të mbeten në diskutim. Në qendër është kërkesa e Ankarasë për t’u rikthyer në programin amerikan të avionëve luftarakë F-35. Turqia u përjashtua nga programi pas blerjes dhe marrjes së sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400, ndërsa Uashingtoni vendosi edhe masa sanksionuese në kuadër të CAATSA-s. Në shtator, Erdogan deklaroi se bisedimet me SHBA-në për rikthimin në program vazhdojnë. Një tjetër çështje është furnizimi me motorë amerikanë F110 për avionin luftarak turk KAAN. Për këtë çështje ka pasur...