Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Trump kërcënon BE-në me tarifa 35% nëse nuk plotësohet angazhimi për 600 mld $ për investime
Një angazhim i debatueshëm për investime, që bën pjesë në marrëveshjen tregtare BE-SHBA, do të duhet të respektohet nga ana e BE-së, përndryshe ndaj bllokut do të vendosen tarifa të përgjithshme 35%, ka paralajmëruar Presidenti amerikan, Donald Trump.Të martën, Presidenti Trump u pyet lidhur me marrëveshjen që ai ka arritur me një shtrëngim duarsh me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Skoci më 27 korrik, gjatë një interviste telefonike për emisionin “Squawk Box” të CNBC.Ai përforcoi pozicionin amerikan – i përmendur edhe në një dokument zyrtar të Shtëpisë së Bardhë – sipas të cilit marrëveshja përfshin një angazhim nga ana e BE-së për të investuar 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara deri në fund të mandatit të tij të dytë presidencial.“Këto...