Trump jep lajmin nga OKB: Një marrëveshje Rusi-Ukrainë më shpejt nga sa mendojmë
Bota E Martë, 22 Shtator 2026 17:32 Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë fjalës në OKB, ndër të tjera foli edhe për një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës do të arrihet “më shpejt nga sa mendojmë”. ”Një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës do të arrihet më shpejt nga sa mendojmë”, deklaroi Trump. “Po punojmë shumë ngushtë me udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës dhe do ta zgjidhim këtë çështje”, shtoi ai. ”Besoj se do të ndodhë më shpejt nga sa mendojmë”, siguroi presidenti amerikan, i cili ka bërë disa herë vërejtje të ngjashme pa u bërë ndonjë përparim i vërtetë drejt një zgjidhjeje të konfliktit.
Burimi:
kohajone.com