Trump: Irani nuk do të lejohet të ketë armë bërthamore, SHBA-të të gatshme për çdo skenar
Presidenti amerikan deklaron se vendet e Gjirit Persik preferojnë vazhdimin e bllokadës ndaj Iranit, ndërsa paralajmëron se Uashingtoni është i gatshëm të ndërhyjë nëse situata në Lindjen e Mesme ndryshon. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Irani nuk do të lejohet të pajiset me armë bërthamore, duke e cilësuar këtë çështje si të panegociueshme. Në një postim të publikuar pas një bisede me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, Trump bëri të ditur se diskutimet u përqendruan kryesisht te zhvillimet që lidhen me Republikën Islamike të Iranit. Sipas presidentit amerikan, Katari, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Kuvajti dhe vende të tjera preferojnë ruajtjen e situatës aktuale, përfshirë vazhdimin e bllokadës detare dhe...
Burimi:
syri.net