Trump: Groenlanda është dhurata më e madhe që na ka dhënë Evropa

Trump: Groenlanda është dhurata më e madhe që na ka dhënë Evropa

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë një interviste në rrjetin televiziv amerikan Fox ka përmendur Groenlandën duke e përshkruar atë si “dhuratën më të madhe” që SHBA- të kanë marrë ndonjëherë nga Evropa. “Evropa ishte e mirë. Ata thjesht u dhanë Shteteve të Bashkuara dhuratën më të madhe që kemi marrë ndonjëherë. E dini çfarë ishte? Groenlanda”, tha Trump. Fragmenti përkatës nga intervista u publikua edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit në llogarinë e tij zyrtare në Twitter. Në shtator, SHBA-të, Danimarka dhe Groenlanda nënshkruan një marrëveshje që synonte t’i jepte fund tensioneve pas kërcënimeve të përsëritura të Trump për të marrë kontrollin e ishullit, i cili ka pasuri të konsiderueshme minerale dhe është një rajon vetëqeverisës i Danimarkës. Marrëveshja zgjeron rolin e ushtrisë amerikane...