Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tropojë/ Gruaja zhduket në rrethana misterioze, bashkëshorti në pranga! Zbulohet dhuna sistematike dhe armët në shtëpi
Një ngjarje e rëndë familjare po hetohet në Tropojë, ku një 58-vjeçar është arrestuar për dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa kjo e fundit është zhdukur që prej datës 22 korrik. Policia ndaloi I. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Bujan, pasi nga hetimet rezultoi se ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, N. Sh., 48 vjeçe, e cila është larguar nga banesa në 22.07.2025 dhe nuk është gjetur ende. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri automatike, të cilat do të dërgohen për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore, për...