Tronditet Franca, të shtëna me armë zjarri brenda një shkolle! Plagosen drejtori dhe një mësues, arrestohet nxënësi 14-vjeçar

Tronditet Franca, të shtëna me armë zjarri brenda një shkolle! Plagosen drejtori dhe një mësues, arrestohet nxënësi 14-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të hënën në mëngjes në një shkollë në Francë, ku një nxënës dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejtorin dhe një mësues. Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme Lakanal, në Aubagne, pranë qytetit të Marsejës, në jug të Francës. Sipas raportimeve të mediave franceze, i dyshuari është një nxënës 14-vjeçar, i cili u arrestua menjëherë pas incidentit. Kryetari i bashkisë së Aubagne, Jean-Pierre Squillari, bëri të ditur se nga të shtënat nuk u lëndua asnjë nxënës. Ndërkohë, dy pjesëtarët e stafit arsimor morën ndihmë mjekësore dhe plagët e tyre nuk paraqesin rrezik për jetën. Sipas raportimeve, drejtori 53-vjeçar u qëllua në këmbë, ndërsa mësuesi 37-vjeçar u plagos në kofshë. Dyshohet se nxënësi hyri në ambientet e shkollës me...