Tronditëse! Burri godet me sqepar bashkëshorten, 55-vjeçarja në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar rreth orës 13:00 të kësaj të premteje në Vau të Dejës, ku një 55-vjeçare dyshohet se është goditur me sqepar nga bashkëshorti i saj. Gruaja ka pësuar dëmtime të rënda trupore dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. E dëmtuara, e identifikuar si Zina Krajni, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Pas ngjarjes, Policia e Shkodrës ka ndërhyrë dhe ka arrestuar bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se e ka goditur me mjetin e fortë. Autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore të personit të dyshuar. Deri tani, motivet që mund të kenë çuar në...
Burimi:
ntv.al