Tronditen Lojërat Mesdhetare në Taranto, abuzohet s*ksualisht atletja me origjinë franceze, nën akuzë futbollisti maroken

Tronditen Lojërat Mesdhetare në Taranto, abuzohet s*ksualisht atletja me origjinë franceze, nën akuzë futbollisti maroken

Një ngjarje e rëndë trondit Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë. Një atlete 25-vjeçare me origjinë franceze, pjesëmarrëse në këtë kompeticion, është bërë viktimë e një dhune seksuale gjatë natës mes 31 gushtit dhe 1 shtatorit. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, sipas së cilës, autori i agresionit dyshohet se është një futbollist me origjinë marokene. Mësohet se ky i fundit është kthyer në vendin e tij të origjinës mëngjesin e së martës. Sipas të dhënave të para, atletja e kishte shtyrë agresorin duke kërkuar ndihmën dhe vëmendjen e personelit të bordit. Në vendin e ngjarjes ndërhynë mjekët e ndihmës së shpejtë dhe policia ndërsa vajza, që u dërgua në spital për ekzaminime, nuk kishte pësuar dëmtime. Ndërkaq,...