Troja Bicurri fituese e “Akordet e Kosovës 2026”, ndërsa Dalina Haxhiu e “Akordeve për fëmijë”
Dalina Haxhiu është fituese e edicionit të parë të “Akordeve për Fëmijë”, pjesë e Festivalit të Këngës në RTK “Akordet e Kosovës”. Ajo fitoi çmimin e parë, Okarinën e Artë për Fëmijë, me këngën “Ëndrra ime s’fle”. Mbrëmja e tretë e festivalit, kushtuar fëmijëve, solli në skenën e sallës “1 Tetori” në Prishtinë 15 artistë të rinj, të cilët interpretuan këngët e tyre drejtpërdrejt, të shoqëruar nga orkestra. Çmimin e parë, Dalinës ia ndau kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. E pyetur për mesazhin që dëshironte t’ua përcillte fëmijëve që po e ndiqnin festivalin, fituesja tha se ata duhet të vazhdojnë të ëndërrojnë. “Duhet të ëndërrojnë gjithmonë dhe mos të dorëzohen kurrë, siç thotë edhe teksti i këngës sime”, u shpreh Dalina Haxhiu. Çmimin e...
Burimi:
kultplus.com