Tritoli në lokalin e Noizyt pas përplasjes me Cllevion, babai i reperit të OTR dëshmon në seancë
Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe babai i tij, Bashkim Rajku, janë thirrur për të dëshmuar në seancën e radhës gjyqësore ndaj Laert Haxhiut, e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme. Laert Haxhiu nuk është paraqitur në seancë, ndërsa është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës, Detar Hysi. Gjatë dëshmisë, Bashkim Rajku është pyetur nga prokurori Behar Dibra për shpërthimin me eksploziv në lokalin e familjes në Durrës, në qershor të vitit 2022. Ai tregoi se në momentin e ngjarjes kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe më pas kishin konstatuar se xhamat e biznesit ishin thyer. I pyetur për motivet e mundshme, Rajku tha se nuk kishte prova konkrete, por përmendi konfliktet e mëparshme të të birit me persona të tjerë. “Djali im...
Burimi:
ntv.al